Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dalin pikët e vlerësimit të DOSJES së MËSUESIT, aplikantët ankohen për probleme në proces, ja ku mund t’i kontrolloni

Shkruar nga Newsbomb

Janë publikuar pikët e vlerësimit të dosjes së mësuesit për arsimtarët shqiptarë, të cilët aplikojnë për vendet e lira të punës në arsimin parauniversitar.

Mësuesit e rinj, si dhe ata që nuk janë aktualisht në marrëdhënie pune, kanë aplikuar nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë” për të qenë pjesë e garës për punësimet e reja që do të zhvillohen në shkollat e arsimit të detyruar 9-vjeçar, si dhe shkollat e mesme publike në vend përgjatë vitit të ri shkollor 2021-2022.

Të gjithë aplikantët mund të njihen me rezultatet e tyre duke klikuar në linkun https://mesuespershqiperine.al/ , në hapësirën “Rubrika ime”.

Por procesi i vlerësimit është shoqëruar me probleme , pasi disa nga aplikantët janë ankuar se vlerësimi ka qenë shumë herë më i ulët nga sa e kishin përllogaritur vetë, ndërkohë që disa të tjerë janë të shqetësuar pasi vlerësimi i tyre nuk është hedhur ende në sistem.

Ankesa e një prej aplikantëve:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll