Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
2.1kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

DALIN për herë të parë FOTOT e Arta Dades me fustanin e bardhë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arta Dade, një ish-politikane e komentuar jo vetëm për rolin e saj në poltikë, por edhe për sharmin dhe finesën. Në çdo intervistë të dhënë ajo ka ditur si të mbajë larg mediave jetën e saj private.

Mirëpo, së fundmi Dade ka rrëfyer një prej historive të të veçanta, atë të fustanit të bardhë të martesës.

Gjatë një interviste për “Rudinën”, ajo ka rrëfyer sakrificën për të veshur fustanin e saj të bardhë, teksa ka shpjeguar se për ata që kishin në familje një anëtarë partie e kishin të ndaluar të vishnin fustan të bardhë pasi konsiderohej si shfaqje e huaj.

Arta ka treguar se me bashkëshortin nuk ka këmbyer unaza dhe se e ka pasur shumë të vështirë të gjente fustan të bardhë.

“Ishin ndaluar për ato që kishin në familje anëtarë partie dhe nuk duhej të vishnin fustan të bardhë, konsiderohej si shfaqje e huaj. Nuk kemi këmbyer as unaza dhe vendosëm të vishesha. Në fakt, nuk gjenim as fustan të bardhë. Është gjetur te një italiane që kishte filluar t’i sillte nga Italia. Në darkë kam veshur fustan që e kisha qepur vetë se që 12 vjeç i  qepja vetë rrobat e mia. Kanë qenë disa stofe të hollë kinezë që e qepa vetë për ta  mbajtur.

U martova pa marrë diplomën se duhej të bëja 1 vit stazh, më pas të merrja diplomën. Djalin e kam lindur pas 1-2 vitesh, nuk doja që kur të mbroja diplomën të isha shtatzënë. Albi tani është 45 vjeç, kjo foto është 47. Nipin e kam 25 vjeç.”,  tregoi Arta Dade.

Më shumë




spot_img








spot_img