Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dalin pamjet: Si u vra me 6 plumba te këmbët e motrës biznesmeni Niko Goro në Himarë; kushëri me kreun e Bashkisë Jorgo Goro

Shkruar nga Newsbomb

Kanë dalë disa pamje filmike nga vrasja e biznesmenit në Himarë, Niko Goro. Ngjarja u regjistrua në tetor të 2020 dhe autor i vrasjes është Kliti Leka.

Në pamje ai duket që e vret Niko Goron në mënyrë gjakftohtë në sy të së motrës së tij. Niko Goro është kushëriri i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Niko Goro, ishte duke hyrë nga ambjentet e një supermarketi që menaxhohet nga motra e tij, Eftinia.

Eftinia, ka parë vrasjen e vëllait të saj teksa qëllohet 1 metër larg dhe Nigo Goro, rëzohet në këmbët e motrës së tij. Ajo është munduar që të mbrojë të vëllanë, por autori e ka qëlluar dhe atë në këmbë duke e lënë të plagosur. Ndërsa më pas autori i krimit është larguar me shpejtësi, duke shkuar në makinën e tij, të marë me qira në Tiranë.

Në këto pamje filmike, Leka, shfaqet me një kapele në kokë dhe syze në fytyrë, ndërkohë veshur mban një pluzë të zezë, ndërsa në duar armën e krimit.

Gjatë largimit, Leka është lokalizuar nga policia e Himarës në plazhin e Livadhit, ku kishte braktisur makinën. Kur pikasi policinë Kliti Leka, ka hedhur armën dhe ka dalë në një terren të hapur, ndërsa efektivët e policisë shkuan dhe e arrestuan.

Gjatë kontrollit, Kliti Lekës, ju sekuestrua një automatik kallashnikov me dy karikatorë, një pistoletë “Heckler Koxh” me fishekë në fole, dhe 60 fishekë automatiku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu