Hapësire reklamuese

Aktualitet

DALIN PAMJET / Banesa në Tiranë e mbushur me ikona dhe vepra arti, arrestohet pronari (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
DALIN PAMJET / Banesa në Tiranë e mbushur me ikona dhe vepra arti,

Banesa e mbushur me vepra arti dhe ikona është zbuluar gjatë aksionit të policisë të koduar “Cultural Heritage”.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë arrestuar pronarin, Artan Koçou, në apartamentin e të cilit u gjetën rreth 4000 vepra të ndryshme arti, që dyshohet se janë të vjedhura.

Artan Koçiu rezulton i arrestuar në vitin 2013, gjatë aksionit të famshëm Ikona, ku u vu në pranga edhe koleksionisti Gjergji Thimjo.

Detaje nga Policia:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cultural Heritage”.

Operacioni policor i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve te Paligjshme në DVP Tiranë.

Sekuestrohen rreth 4.000 sende të dyshuara si pasuri kulturore të luajtshme.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cultural Heritage”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- A. K., 61 vjeç, banues në rrugën "Ali Demi", për veprat penale "Vjedhja e veprave të artit e kulturës", dhe "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës".

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën "Shyqyri Brati", kanë gjetur rreth 4.000 sende të dyshuara si pasuri kulturore të luajtshme.

Në bashkëpunim me specialistët dhe ekspertët e Institucioneve të Specializuara në Ministrinë e Kulturës vijon puna për inventarizimin e këtyre objekteve dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.