Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Dalin pamjet SHOKUESE/ Momenti kur Santiago Malko qëlloi me armë vëllezërit Mumajesi dhe mikun e tyre në lokal (NGJARJA e vitit 2018 me 3 të plagosur)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Santiago Malko, ish-polici që u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit pranë zonës së ‘Xhamllikut’ nuk ishte emër i panjohur për drejtësinë.

Malko dyshohet se është një prej dy atentatorëve të plagosjes së trefishtë të ndodhur në Kinostudio, qershorin e vitit 2018.

Newsbomb.al sjell pamjet e kamerave të sigurisë në lokalin ku ndodhi ngjarja, e cila është ende pazbardhur edhe pse ka kaluar më shumë se një vit.

Në pamje Santiago Malko shfaqet në fund të shkallëve të lokalit teksa qëllon me armë zjarri pas një konflikti dy vëllezërit Mumajesi dhe mikun e tyre.

Ndërkaq, në video shihet qartë të gjithë personat e përfshirë në ngjarje tre të plagosurit dhe dy atentatorë. Këta të fundit në një largësi jo shumë të largët qëllojnë në drejtim të dy vëllezërve Juxhin dhe Rivelino Mumajesi dhe Ibrahim Durollarit.  

Për faktin se Mumajesët ishin të paarmatosur, ata kapin karriget dhe i hedhin në drejtim të atentatorëve, në përpjekje për t’iu shpëtuar plumbave.

Në pamje duket po ashtu se si bie menjëherë në tokë pasi merr plumbin në bark Ibrahim Durollari. Po ashtu shfaqen edhe dy vëllezërit Juxhin dhe Rivelino Mumajesi, të plagosur në këmbë.

Ndërkaq, duke iu referuar pamjeve dyshohet se atentatorë në këtë ngjarje janë Santiago Malko, në të majtë dhe Rigers Mihasi në të djathtë.

Pavërsisht se pamjet kanë qenë në dorë të autoriteteve, Malko nuk u arrestua. Për këtë ngjarje në pranga përfundoi vetëm Ervis Bano për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ndërkohë, pa kaluar shumë kohë, Malko u përfol më vonë si i përfshirë edhe në ngjarjen e ish Bllokut, 4 tetor 2018,  ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Elio Hato e biznesmeni Ervis Martinaj.

Pavarësisht përfshirjes së tij në ngjarje të rënda kriminale, Malko lëvizte i lirë deri mbrëmjen e 27 gushtit, ku edhe u ekzekutua në rrugën “Xhanfize Keko”. Lidhur me vrasjen e ish-efektivit të patrullës policia ka shpallur në kërkim 8 persona.

Më shumë

spot_img