Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
21 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Dalin PAMJET: Operacionalja dhe specialët e RENEAS rrethojnë lokalin në Lungomare, momenti arrestimit të Edison Begajt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edison Begaj, 41 vjeç, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, në zonën e Lungomares, shkruan newsbomb.al. Policia e qytetit bregdetar, Forca Operacionale dhe RENEA kanë marrë pjesë në një operacion të befasishëm për kapjen e personave me rrezikshmëri shoqërore.

41 vjeçari Begaj, mbeti i plagosur më 29 maj 2021 në Vlorë, pasi u qëllua te dera e shtëpisë nga një person i cili ishte i veshur si polic. Burimet bëjnë me dije se Forca Operacionale e nisur nga Tirana kishte ditë që e vëzhgonte dhe monitoronte Edison Begajn.

Në pamjet e mëposhtme, shihet momenti i operacionit dhe 41 vjeçari i arrestuar, i shtrirë në tokë bashkë me shokët e tij. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Edison Begajt, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje.

“Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Vlorë, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Vlorë.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. B., 41 vjeç, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje”, njofton Policia.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit E. B., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img