Dalin pamjet kur një person i paidentifikuar hedh lëndën plasëse në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.
Në pamje duket një person, që besohet të jetë në moshë të re, i veshur me rroba të zeza dhe me kapuç në kokë, teksa kqyr zonën dhe më pas kthehet nga krahu tjetër i rrugës ku hedh lëndën plasëse dhe largohet me shpejtësi.
Autoritetet janë duke hetuar lidhur me këtë ngjarje që ndodh vetëm pak kohë para zgjedhjeve për kryetar të Federatës Shqiptare të Futbollit.














