Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dalin pamjet nga Durrësi, breshëri plumbash ndaj kunatit të Lul Berishës, ja si i zunë pritë atentatorët (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Foto e shkëputur nga video

Newsbomb.al siguron pamjet filmike të atentatit të ndodhur disa ditë më parë në Durrës, ku mbeti i plagosur kunati i Lul Berishës, Plarent Dervishaj dhe shoku i tij Julian Meçaj.

Në pamje shihen dy atentatorët të cilët me armë në duar dalin nga një makinë tip BMW dhë qëllojnë drejt mjetit tip “Range Rover”, ku ndodhej Plarent Dervishaj, Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhia. Pasi qëllojnë me breshëri plumbash, dy atentatorët largohen drejt “BMW-së”.

Sapo ato tentojnë të largohen, shihet në pamje Bashkim Haxhia i cili del nga makina dhe i ndjek me vrap duke i qëlluar me armë. Ky i fundit u arrestua nga policia e Durrësit ditën e sotme. Kujtojmë se në datën 20 maj, në zonën e ish-Kënetës, te rreth rrotullimi në lagjen 14, mbeti i plagosur me një plumb Dervishaj, dhe u qëllua me tre plumba Julian Meçaj. Ndërkaq policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese