Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

DALIN PAMJET/ Momenti kur RENEA shpëton 43-vjeçarin që mbeti i bllokuar në kanionet e Gramshit teksa kërkonte për flori

Lajme të ngjashëm

Janë publikuar pamjet gjatë operacioit të RENEA-s, që arriti të shpëtonte një 43-vjeçar që ishte bllokuar në kanionet e Gramshit.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm përgjatë natës, me 43-vjeçarin  dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, në drejtim të kanioneve, janë nisur forcat speciale Renea.

Gjatë operacionit të evakuim-shpëtimit, pas disa orësh në një terren mjaft të vështirë, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 43-vjeçarit, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë që i 43-vjeçari ishte në kërkim të floririt, në momentin ku ra në një shpellë dhe mbeti i bllokuar për 18 orë.

Njoftimi i plotë:

Gramsh/Renea i erdhi në ndihmë dhe shpëtoi 43-vjeçarin që kishte mbetur mbrëmjen e djeshme, në kanionet e Gramshit.

Operacioni i evakuim-shpëtimit nga forcat speciale Renea u zhvillua në një terren shumë të vështirë.

43-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shtetasin A. D., i cili kishte mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve, në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit, Gramsh, ku kishte shkuar për të vizituar kanionet, ju informojme se:

Pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, u nisën në ndihmë të tij shërbimet e Policisë të Komisariatit Gramsh, shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan dhe shërbimet zjarrfikëse.

Për shkak të errësirës dhe terrenit mjaft të vështirë, ndërhyrja në kanione mbrëmjen e djeshme ishte e pamundur.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm përgjatë natës, me 43-vjeçarin, dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, në drejtim të kanioneve, janë nisur forcat speciale Renea.

Gjatë operacionit të evakuim-shpëtimit, pas disa orësh në një terren mjaft të vështirë, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 43-vjeçarit, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shtetasi A. D. që kishte mbetur në kanione ka falënderuar forcat speciale Renea dhe të gjitha shërbimet e tjera që morën pjesë në operacionin e evakuimit dhe shpëtimit të tij.


Më shumë