Tirana
clear sky
15.4 ° C
15.4 °
15.4 °
60 %
1.4kmh
5 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
28 °
Mar
29 °
Mër
29 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Dalin PAMJET: Momenti kur digjet makina e policit në Shkodër, autori rrezikon dhe vetë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Makina e një efektivi policie në Shkodër, është djegur pjesërisht në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Ngjarja është e qëllimshme, pasi nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person i maskuar që i vë zjarrin me benzinë.

“Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi”, njofton Policia.

Newsbomb.al mëson se mjeti i djegur është i efektivit Sokol Kroni, por shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende. Pritet dëshmia që 54 vjeçari do të japë para kolegëve të tij, për të parë nëse ai është përfshirë në ndonjë konflikt apo djegia e makinës ka lidhje me detyrën.

Pamjet e kamerave të sigurisë në shtëpinë e policit të Shkodrës, tregojnë momentin kur personi i maskuar i afrohet “Mitsubishit” dhe pasi e spërkat me benzinë i vë flakën. Autori ka rrezikuar të digjet dhe vetë për shkak të shpërthimit të benzinës.

Grupi hetimor vazhdon punën për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Foto e mëposhtme është publikuar nga vetë efektivi Sokol Kroni në rrjetet sociale, ndërsa pas tij është dhe makina e cila u dogj sot.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img