Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dalin PAMJET: Kjo është "shtëpia e barit" që u zbulua në Kashar, 6 të arrestuar, 2 janë elektricistë! (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Dalin PAMJET: Kjo është "shtëpia e barit" që u

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pas një operacioni për goditjen e një "shtëpie bari". Katër nga të arrestuarit janë persona të lidhur me kultivimin e drogës, kurse dy janë elektriçistë.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetases Xhevrije Sulaj, në katin e dytë dhe të tretë, shërbimet e Policisë evidentuan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, është gjetur në banesë shtetasja Xhevrije Sulaj.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit Luan Sulaj, Ylli Sulaj, dhe Shqipe Sulaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën e shtetases Xhevrije Sulaj për të kultivuar bimë narkotike. Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare.

Njoftimi i Policisë së Tiranës për operacionin:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Kashar 2, një shtetas kishte përshtatur banesën, si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drug House".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Luan Sulaj, 44 vjeç, Ylli Sulaj, 47 vjeç, Xhevrije Sulaj, 69 vjeçe, Shqipe Sulaj, 38 vjeçe, të katërt banues në Tiranë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim;
  • Lutfi Basha, 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";
  • Rifat Kuçi, 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
  • Gjithashtu, u procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi Z. V., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Gjatë kontrollit të banesës së shtetases Xh. S., në katin e dytë dhe të tretë, shërbimet e Policisë evidentuan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, është gjetur në banesë shtetasja Xh. S.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit L. S., Y. S., dhe Sh. S, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën e shtetases Xh. S., për të kultivuar bimë narkotike. Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese