Dalin PAMJET, heroina e kapur në Elbasan ishte fshehur në fugon mes stivës së druve, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:39 26-11-2020 Dalin PAMJET, heroina e kapur në Elbasan ishte fshehur në fugon mes stivës së druve, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT-DETAJE) Momente nga operacioni

Ditën e sotme Policia e Elbasanit në bashkëpunim me forcat operacionale përmbylli me sukses një operacion antidrogë të koduar ‘Kështjella”, për të cilin hetimet kishin filluar një muaj më parë.

Në aksin Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga Gëzim Balla 46 vjeç, banues në Elbasan, është gjetur 4 kg e 215 gr heroinë dhe një sasi kanabisi.

Screenshot_4_copy.jpg

Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Newsbomb.al, droga ishte e fshehur mes stivës së druve që ndodheshin në fugon.

Screenshot_5_copy.jpg

Shoferi i fugonit është arrestuar në flagrancë, gjithashtu dhe disa persona të tjerë që mendohet se janë të lidhur me ngjarjen. Bëhet me dije se janë arrestuar Endri Karaj, Haziz Musai, Xhulio Musai dhe Danjel Xhelilaj

Policia njoftoi se bashkë me heroinën është sekuestruar dhe një sai kanabisi, por nuk bëhet me dije se sa konkretisht.

Njoftimi i policisë/ Elbasan

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Kështjella".

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Focës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i shtrirë në Elbasan dhe në disa qytete të tjera.

Sekuestrohen 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi  kanabis.

Vihen në pranga disa shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan  operacionin policor të koduar "Kështjella".

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale.

Operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera dhe në përfundim të tij do të bëjmë me dije informacionin e plotë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E TRISHTË/ Humbi 7 të afërm nga tërmeti, publikohet video ku këngëtarja shqiptare qan pas kamerave
I preu fytin me thikë 7-vjeçares në park, 30-vjeçarja shqiptare TRONDIT gjykatën me dëshminë e saj »
Article Logic
Execution time: 0.012215137481689
array(1) { ["section"]=> string(130) "dalin-pamjet-heroina-e-kapur-ne-elbasan-ishte-fshehur-ne-fugon-mes-stives-se-druve-ja-kush-jane-te-arrestuarit-emrat-detaje-229221" }