Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dalin pamjet e arrestimit të Artan Tafanit, "pendito" që tregoi vrasjet me porosi të Laert Haxhiut

Shkruar nga Newsbomb
Dalin pamjet e arrestimit të Artan Tafanit, "pendito" që

Kanë dalë pamjet e arrestimit të Artan Tafanit. Nga pamjet shihet se si policia ka arrestuar Tafanin brenda një banese në Lushnjë.

Më poshtë shihet se gjatë arrestimit, policia i ka gjetur Tafanit dhe një armë zjarri pistoletë, që e mbante në një çantë dore.

Artan Tafani bashkëpuntori i drejtësisë shqiptare, është kryefjalë e mediave gjatë ditëve të fundit, pasi ka zbardhur disa nga vrasjet e bujshme që janë kryer në Shqipëri në disa qytete, por edhe vrasje në Athinë.

Në dëshminë e tij, ai ka zbërthyer 16 krime në vend, tentativë vrasje, vrasje dhe atentate me tritol. Pjesë e grupit, Tafani ka zbuluar se vrasjet kishin organizator dhe porositës Laert Haxhiun.

Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 16 urdhra ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 4 shtetas janë shpallur në kërkim.

Kujtojmë që Artan Tafani u arrestua 4 ditë më parë teksa ishte shpallur në kërkim nga policia pas grabitjes së një “Exchange” në Astir.

Ai ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor me drejtësinë, nga ku rezultuar të jetë pjesë e bandës së Laert Haxhiut, teksa ka zbardhur edhe vrasjet e Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferraj dhe Dikens Halilit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese