Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1kmh
20 %
Mar
28 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Dalin pamje të reja nga vdekja e George Floyd, tre policë i vunë gjunjtë mbi trupin e tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

8488e2e7cd113efe02626b3afc861a6b

Vdekja e 46 vjeçarit afro-amerikan George Floyd ka shkaktuar protesta të mëdha në Minneapolis, pas videos së publikuar ku shihej se atë e kishte mbytur me gju oficeri Derek Chauvin.

Ditën e djeshme në mediat amerikane ka qarkulluar një video e re ku shihet ana tjetër e automjetit të policisë, me tre policë që ia kanë vënë gjunjtë në trup 46 vjeçarit.

4 policët që morën pjesë në arrestimin e Floyd, që çoi edhe në vdekjen e tij janë larguar nga Departamenti i Policisë, ndërsa oficeri Chauvin që i vendosi gjurin në qafë dhe i shkaktoi vdekjen është arrestuar, ndërsa do të përballet me akuzën për vrasje të shkallës së tretë.

Në fillim oficerët e policisë deklaruan se Floyd i kishte rezistuar arrestimit, por pamjet e kamerave të sigurisë i rrëzojnë këto pretendime.

LEXO EDHE: Protestat në Minneapolis, tre videot që tregojnë historinë e vdekjes së George Floyd (Si gënjeu policia)

Më shumë

spot_img