Një ankand është mbajtur në Maryland të SHBA ku kanë dalë në shitje mbathjet e diktatorit gjerman Adolf Hitler.
Bill Panagopoulos, personi që bëri ankandin tha se ishte hera e parë që nxirrnin në shitje mbathjet e Hitlerit, pasi më parë kishin shitur një palë të Eva Braunit.
Ai shtoi se mbathjet ishin shumë të mëdhaja, dhe kishin inicialet A.H.
Diktatori i ka veshur ato në një hotel në Austri pasi po qëndronte aty në Prill të vitit 1938.
Blerësi është i panjohur por për këto mbathje ai ka shpenzuar një shumë prej 5000 dollarësh, shkruan metro.uk.
Organizuesi i ankandit shtoi se blerësi do t’i vërë në kornizë të brendshmet dhe me siguri ato do jenë objekti më i lakuar i vizitorëve që do t’i hyjnë në shtëpi.