Kanë dalë disa mesazhe nga grupi i “WhatsAap”, ku njoftohen mbledhjet për Komisionin për Çështjen Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Në një mesazh sekretarja e Komisionit, ka njoftuar e të hënën do të zhvillohet mbledhja e këtij komisioni, ku me një mesazh ironizues është përgjigjur deputeti i PD, Dashnor Sula.
Sula ka ironizuar marrëveshjen e arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit, teksa shkruan se “tashmë përfundoi xhelozia në çift dhe u kthye dashuria”.
“Rroftë marrëveshja, shpëtoi Shqipëria dhe qeveria. Ene më në fund partia. U kthye demokracia. Shyqyr ia arritëm kësaj dite historike, jemi me fat si brez politikanësh që po përjetojmë çaste kaq të lumtura në jetën tonë të pastër politike dhe në jetën tonë shoqërore kaq mizore. Forca, forca, forca, le të pasi nga inati (EK) sa të jetë gjallë (SB) dhe (ER) jemi të qetë dhe të lumtur. S’kemi frikë as nga Putin, ndërsa nga SPAK as që na shkon ndër mend. Kështu që Zoti na i ruajtë dhe na i dhëntë jetë e përjetë. Ju përqafoj me shumë mall pas 5 muajsh që përfundoi xhelozia e mërzia në çift dhe u kthye dashuria. Kolegë të nderuar, mos e ngatërroni fjalën çift, pasi s’e kam për burrë dhe grua, e kam për çiftin e dashuruar PS-PD. Ky ishte amendament se na merr malli 5 muaj pa bërë asnjë ndërhyrje në projektligje.
Unë personalisht jam shumë i lumtur, pasi qeveria më në fund na u dha, (dielli në gusht), kështu thonë shprehjen italianët kur të japin atë që të takon dhe je i lumtur kur e merr”, thuhet në mesazhin e Sulës.
Mesazhi ne WhatsAPP
Kujtojmë që Sula i referohet marrëveshjes së arritur për Komisionet Hetimore, ku mazhoranca pranoi kërkesën e opozitës për dy komisione.