Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dalin jashtë kontrollit flakët, evakuohen banorët e pallateve afër qendrës tregtare

Shkruar nga Newsbomb
Dalin jashtë kontrollit flakët, evakuohen banorët e pallateve

Kanë dalë janë kontrollit flakët në qendrën tregtare “Metropol”, në Lushnje pasi disa vatra u riaktivizua, pak orë pasi dukej se situata ishte qetësuar.

Një vatër u rindez në taracën e qendrës tregtare, ku ishte një lokal me dërrasa, për shkak të dërrasave flakët kanë marrë përmasa të mëdha që janë përhapur në katin e tretë dhe në katin e katër. Dy dyja këto kate janë shkrumbuar totalisht dhe dëmet materiale janë kolosale, por fatmirësisht nuk rrezikojnë jetë njerëzish.

Për shkak se pranë qendrës tregtare ndodhen ndërtesa që rrezikojnë, janë evakuuar edhe banorët e pallateve afër qendrës tregtare.

Aktualisht për shuarjen e zjarrit po punojnë zjarrfikëset e Lushnjës, Fierit, Patosit, Albpetrolit dhe Tiranës dhe po ashtu në ndihmë po u shkojnë edhe Forcat e Armatosura.

Kujtojmë që zjarri në qendrën tregtare nisi rreth 14.40, ku pas 5 orësh luftë u arrit që të evakuohen të gjithë banorët dhe të vihej në kontroll flakët.

39 persona dhe 3 punonjës zjarrfikës u dërguan në spital dhe morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por vetëm pak orë pas situatës së normalizuar do të riaktivizoheshin sërish disa vatra duke shkaktuar sërish frikë.

Lexo edhe: “Tymi nuk mbaronte”, banorët në Lushnjë tregojnë momentet e tmerrit

Riaktivizohen vatrat, përfshihet nga flakët sërish kati i 4-t i qendrës tregtare

Zjarri në Lushnjë, evakuohen banorët, 10 prej tyre në spital

“3 fëmijë të asfiksuar”, Brataj: Po hapen me forcë dhe kontrollohen të gjitha hyrjet

Përkeqësohet zjarri në qendrën tregtare, zjarrfikëset e Tiranës nisen drejt Lushnjes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese