Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

DALIN FOTOT e projektit të Stefano Boerit, ja SHKOLLA e RE që do ndërtohet në Kodër Kamëz

spot_img

Lajme të ngjashëm

2d406790b07c29a6338a8c99a9d2165d

Dalin fotot e projektit të shkollës që do të ndërtohet për të gjithë fëmijët e Njësisë 11 në Kodër Kamëz dhe që sipas Bashkisë nuk prek asnjë pjesë të territorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, as godinat aktuale dhe as konceptin e kampusit universitar.

 

Shkolla e re në Kodër Kamëz, me projekt të arkitektit italian Stefano Boeri, do të jetë një nga më modernet, si pjesë e projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet me qëllimin plotësimin  e nevojave të komunitetit kryeqytetas.

Në dosjen e projektit të siguruar nga Neësbomb, propozohet që shkolla e re të jetë një hapësirë komplekse, vendi i parë për edukim, ku fëmijët harxhojnë pjesën më të madhe të ditës së tyre midis studimit, të ushqyerit, sportit, por edhe si një vend i takimeve të komuniteteve të ndryshme dhe shtresave të ndryshme shoqërore. Ndërtesa është menduar për t’u përdorur në mënyra të ndryshme gjatë gjithë ditës duke u bërë shumë e rëndësishme për komunitetin, hapësirë për t’u mbledhur, dhe në raste emergjente, mund të shërbejë si strehë. Në veçanti, funksionet si menca, biblioteka, hapësirat sportive, mund të përdoren në momente të ndryshme, si nga nxënësit ashtu dhe nga komuniteti. Ndaj ato janë të pozicionuar në katin përdhe dhe gjatë skajeve të ndërtesës, kështu që të garantohet hyrja si nga presa e brendshme e ndërtesës ashtu dhe nga zonat që ndodhen rrotull. Në ndryshim tjetër me shkollat tradicionale është marrëdhënia me qytetin. Shkolla e re krijon një lot Urban që në katet përdhe dhe me funksionet e saj bën aktive edhe tërheqëse sheshet, rrugët dhe parqet që e rrethojnë. Shkolla është planifikuar të ketë të gjitha ambientet e nevojshme akademike (klasat mësimore, duke përfshirë laboratorët e fizikës, kimisë, biologjisë, informatikës etj), palestër me ambientet ndihmëse të saj, hapësirat administrative, hapësirat shoqërore, etj. Për të përballuar ndryshimet klimaterike, godinat do të pajisen me sisteme të ngrohjes qendrore. Një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe sistemimit të mjediseve të jashtme, me terrene sportive, gjelbërim dhe ndriçim të jashtëm.

Ndërkaq, shkolla 9-vjeçare do të ketë edhe kopsht të integruar brenda tyre.

Me ndërtimin e 17 shkollave të reja, themelet e të cilave do të hidhen së shpejti, Tirana do të përjetojë një revolucion të vërtetë, me godina moderne, mjedise e hapësira të bollshme për nxënësit, terrene sportive e laboratorë të mirëpajisur për zhvillimin normal të lëndëve arsimore.

Me do të kenë strukturë moderne, krejt ndryshe nga shkollat aktuale, me një qasje perëndimore si në infrastrukturë, ashtu edhe në konceptimin për të qenë epiqendra kulturore dhe sociale të qytetit.

Ndërtimi i tyre është përcaktuar në çdo njësi administrative të Tiranës, aty ku edhe nevoja është më e madhe, në bazë të dendësisë së popullsisë.

Përveçse do të zgjidhin për herë të parë problemin 27-vjeçar të mësimit me dy turne, siç edhe u premtua nga kryebashkiaku Erion Veliaj në zgjedhjet e 2015-ës, shkollat e reja të Tiranës do të jenë një mjedis i hapur për të gjithë, sipas konceptit të ri si “qendra komunitare”, që do mund të shfrytëzohen edhe gjatë pasditeve nga nxënësit dhe komuniteti rreth saj, për aktivitete të ndryshme social-kulturore, duke i dhënë asaj një dimension tjetër. Me ndërtimin e këtyre objekteve arsimore, në Tiranë nuk do të ketë më shkolla të mbushura mbi kapacitetin e tyre normal apo shkolla që zhvillojnë mësimin me dy turne. Rritjes së konsiderueshme demografike që ka pësuar Bashkia e Tiranës gjatë viteve të fundit, si dhe mosndërtimi i shkollave të reja për vite me radhë, ka sjellë mbipopullimin e shkollave ekzistuese, kryesisht në zonat informale, dhe boshatisjen e disa të tjerave në zonat periferike.

Në Bashkinë e Tiranës gjenden gjithsej 191 shkolla publike, nga të cilat 17 janë shkolla të mesme të veçanta, 13 janë të mesme të bashkuara, 40 janë cikli i ulët dhe 121,  9-vjeçare. Duke qenë se numri i nxënësve është më i lartë se kapaciteti maksimal i këtyre shkollave, një pjesë e konsiderueshme kanë të regjistruar më shumë nxënës se kapaciteti maksimal i tyre, çka i detyron ta zhvillojnë mësimin në klasa të mbipopulluara ose gjatë turnit të dytë.

Screenshot_6.jpg

Screenshot_7.jpg

Screenshot_8.jpg

Screenshot_9.jpg

57009120_2286726354915256_1954356109913358336_n.jpg

56236294_671299513290908_1727900832495566848_n.jpg

56681290_616793715503675_489854983047479296_n.jpg

56454587_392734211276847_7058180835693821952_n.jpg

56168063_266755704229860_456490487386210304_n.jpg

 

 

Më shumë

spot_img