Hapësire reklamuese

Aktualitet

DALIN FOTOT e ’41 BISS’/ Ky është vendi ku do izolohen ‘BOSËT E KRIMIT’! Kamera sigurie, tela me gjemba e kallashnikovë…

Shkruar nga Newsbomb

Në burgjet shqiptare tashmë do të aplikohet regjimi i posaçëm “41-biss” ose regjimi i burgut të egër.

Po si do jetë ky regjim? Pikërisht si në fotot e mëposhtme që tregojnë qelitë e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë, të rrethuar me tela me gjemba, me kamera sigurie në çdo cep e me policë të pajisur me kallashnikovë.

Pikërisht këto qeli do të shërbejnë si vendizolim për të gjithë ata të dënuar që do i nënshtrohen regjimit të egër të 41 biss.

Ky regjim i aplikuar më herët në Itali dhe që bëri ‘zap’ personazhe famozë si Totot Rina, tashmë do gjejë zbatim edhe në Shqipëri.

Sipas deklaratës që ka bërë më herët ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, këtij regjimi do i nënshtrohen 270 të dënuar ose që janë në proces gjykimi që dyshohet se mbajnë kontaktet me botën e krimit jashtë hekurave.

Këtyre personave do u privohet çdolloj komunikimi me njerëzit jashtë ambienteve të qelisë, ata do kenë vetëm 1 takim në muaj me familjarët, nuk do kenë absolutisht kontakt fizik me ta dhe çdo bisedë që do zhvillojnë do jetë e regjistruar dhe e monitoruar.

Të burgosurve në këto qeli, gjithashtu u ndalohen letrat nga jashtë apo qoftë edhe sendet personale si stilolaps dhebllok shënimesh. Ata as nuk mund të komunikojnë me të burgosurit e tjerë apo të shkëmbejnë sende me njëri-tjetrin.

Më poshtë fotot që sjell LSA nga ambientet e 313-ës që janë gati të “presin” bosët e krimit.

d946331f-5575-4d8e-9c03-6d9ccfbb5d5c.jpgcc98bd2c-55bf-4deb-a9df-5f973c7b9c28.jpgcc62b587-ad0d-4789-9724-3f1c9f433dcf.jpgb240ad9b-064d-42cc-8a03-aa030e871982.jpg22448762-1837-490c-9a77-e82af83e37f1.jpg8114a831-4669-43a8-8886-40bf64da6195.jpg8d3250f9-7c28-4c1d-b0ee-6e123c03098f.jpg1cd92d02-0cc6-4b32-a64e-ad88940d3985.jpg3a929bce-3e30-4919-a195-fd9444e4a4ab.jpgde24f75e-7dfd-4751-b9b3-0b89a34f02e1.jpg

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu