Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dalin EMRAT: Këta janë pasagjerët që ndërruan jetë nga aksidenti në Kashar, shoferi në spital

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Ismail Sula, Belul Sula dhe Dashamir Dema janë tre pasagjerët që humbën jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Kodër-Kashar.

Mjeti me të cilin ata udhëtonin drejtohej nga 27 vjeçari Zija Murati, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Fatkeqësisht, nga përplasja e fortë e mjetit tre pasagjerët e Zija Muratit nuk kanë mundur të jetojnë.

“Në kodër-kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi i hetimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll