Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
7.2kmh
75 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
17 °
Enj
14 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Dalin EMRAT: Këta janë bashkëpunëtorët e Hansi Jonuzit, vranë me kallashnikov Gjikajn në mes të Vlorës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Skedjan Gabrani dhe Elton Hajnaj, janë dy bashkëpunëtorët e Hansi Jonuzit, 44 vjeçari që dje ekzekutoi me kallashnikov në mes të Vlorës Tauland Gjikajn.

Të dy, Gabrani dhe Hajnaj janë shpallur në kërkim nga policia e qytetit bregdetar dhe po punohet për kapjen e tyre. Autori, 44 vjeçari Jonuzaj u arrestua menjëherë pas vrasjes në dalje të Vlorës, në rrugën që të çon për në pyllin e Sodës.

Gjithashtu, Policia e Vlorës ka kryer kontrolle të shumta në zonë dhe në shtëpitë e autorit dhe bashkëpunëtorëve. Deri tani janë shoqëruar dhe 14 persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen dhe janë marrë ne pyetje.

Kujtojmë se, Tauland Gjikaj u ekzekutua me armë zjarri kallashnikov pak pas mesditës, përpara Gjykatës së Apelit në Vlorë. 31 vjeçari ishte duke ecur në trotuar, me vete mbante dhe një pistoletë por nuk mund ta përdorë.

Hansi Jonuzi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Skedjan Gabrani dhe Elton Hajnaj, dolën nga makina dhe pas një bisede të shkurtër me të në anë të rrugës, e qëlluan për vdekje.

KUJDES PAMJE TE RENDA!

Më shumë




spot_img








spot_img