Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dalin EMRAT: Këta janë 10 shqiptarët e arrestuar për kokainën në Fier, vlera, 40 milionë euro

Shkruar nga Newsbomb

Dhjetë nga njëmbëdhjetë urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK janë ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që një person tjetër i lidhur me grupin kriminal që solli 24 ton pleh kimik të përzier me kokainë në Fier, është shpallur në kërkim.

  1. Viktor Refat Çervanaku
  2. Zenel Refat Çervanaku
  3. Denilson Viktor Çervanaku
  4. Enxhi Genci Ferhati
  5. Nikolin Vilajet Gjolena
  6. Klajdi Fatmir Vrioni (Kodra)
  7. Julian Dedë Malaj
  8. Redion Ali Meshi
  9. Bledar Pal Matoshi
  10. Marildo Pëllumb Rona
  11. Në kërkim: Kolumbiani Zaimir Rodrigez

Prokurori i SPAK Adnan Xholi, i cili ka drejtuar hetimet, tha se këta persona po hetohen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në një deklaratë për mediat, ai tha se asnjë gram nga ngarkesa e nisur nga Kolumbia nuk është prekur rrugës, duke shtuar çdo dyshim për rrjedhje informacioni apo dekonspirim.

"20 paleta me rreth 24 TON “pleh artificial”, brenda së cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se përmban një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 MILION euro", tha Xholi.

Sasia me 24 ton pleh organik, në muajin maj 2022 pasi është ngarkuan në kontejner në Kolumbi, nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi, dhe ka mbërritur në fillim të korrikut 2022, e prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi, dhe në territorin shqiptar është transportuar me kamion në muajin shtator 2022.

Pasi është zhdoganuar ngarkesa me “pleh-organik”, nën koordinimin e vazhdueshëm të personave nën hetim është mundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshme në Shqipëri, dhe ditën e djeshme më datë 24 nëntor 2022, është bërë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese në Farkë të Madhe Fier.

Lexo edhe: 600 kg pleh kimik dhe kokainë/ Arrestohet ish-kryekomunari në Fier, pranga dhe djalit e të fejuarës së tij, në kërkim “eksperti” kolumbian

Lexo edhe: SPAK zbardh operacionin në Fier: Dhjetë shqiptarë të arrestuar, u kap 24 TON pleh kimik me kokainë! Erdhi nga Kolumbia

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll