Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dalin EMRAT e personave të shoqëruar për ekzekutimin e avokatit Gurra, njëri jurist i Bashkisë

Shkruar nga Newsbomb

Menjëherë pas vrasjes mafioze të avokatit Ravik Gurra në qendër të qytetit të Elbasanit, Policia nisi shoqërimet e personave që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Sikurse u raportua dhe më herët, mes personave të shoqëruar si dëshimtarë të vrasjes së avokatit të njohur, janë Arben Hoxha me funksion jurist pranë Bashkisë së Elbasanit dhe shtetasi tjetër Astrit Telhallari.

50 vjeçari Ravik Gurra kishte në dorë disa çështje të rëndësishme gjyqësore, si çështja Shullazi apo dhe rasti i korrupsionit në rrugën Elbasan-Tiranë.

Kujtojmë se avokati Ravik Gurra është ekzekutuar me një armë me silenciator rreth orës 19:35 në një lokal në qendër të Elbasanit, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga 2 kolegë të tjerë.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll