


Anëtarësia e Partisë Socialiste ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje me praninë e kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku janë diskutuar disa nga emrat e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit.
Mësohet se në garë për Bashkinë e Tiranës është konfirmuar Erion Veliaj, për Fierin socialisti Armando Subashi dhe për Korçën Sotiraq Filo.
News 24 raporton se për Bashkinë e Vlorës ka pasur diskutime për kandidatin, por më shumë munddësi mund të konfirmohet sërish Dritan Leli.
Emrat surprizë në garën për kryebashkiak janë deputetja Reme Lala për Bashkinë e Dibrës dhe deputeti tjetër i PS Flamur Golemi, i cili do të kandidijë në Gjirokastër.
Gjithashtu, për Bashkinë e Kukësit do të kandidojë Safet Gjici, për Lezhën Pjerin Ndreu dhe për Elbasanin prefekti Gentian Llatja. Dhe në qytetin e Shkodrës do të kandidojë prefekti i sapozgjedhur Valdrin Pjetri, kurse në Berat ish-zv.ministri i Arsimit Ervin Demo.