Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dalin DETAJE, zbulohet pse babë e bir plagosën 18-vjeçarin në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Dalin detaje nga plagosja e 18-vjeçarit dy ditë më parë në Tiranë. Policia bëri me dije më herët se autorët e arrestuar tashmë babë e bir, i kanë kërkuar të riut shpjegime se përse u zuri rrugën me kamion. I plagosuri mbeti Mikel Shira, i cili ndodhej si pasagjer në kamionin që drejtohej nga shoku i tij.

Ai mori një plagë arme zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. Ndërkohë autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, sipas Policisë janë Abedin dhe Steljo Ismailati, 56 e 22 vjeç, babë e bir.

Policia ka vënë në pranga 22-vjeçarin Stelio Ismailati ndërsa më herët është shoqëruar edhe babai i tij 56-vjeçar Abedin Ismailati, banues në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor thanë se debati mes autorëve dhe të plagosurit ka nisur për motive banale në një rrugë të ngushtë në zonën e Selitës në Tiranë. Babë e bir, të cilët po udhëtonin me një automjet tip “Golf”, me pretendimin se po vonoheshin për të kaluar në kthesën që ishte zënë nga kamioni, kanë zbritur nga makina e tyre dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me shoferin e mjetit të tonazhit të rëndë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.