Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dalin detaje të reja nga zjarri në Maminas, fabrika e tullave do niste punën sot, ka kushtuar 2 milion euro

Shkruar nga Newsbomb
Dalin detaje të reja nga zjarri në Maminas, fabrika e tullave do niste

Paraditen e sotme është përfshirë nga flakët një fabrikë tullash, në Maminas të Shijakut.

Fatmirësisht punonjësit që ndodheshin brenda janë arritur që të evakuohen në kohë nga forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë.

Deri tani mësohet vetëm që është lënduar një saldator dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se fillimisht flakët kanë shpërthyer në depozitën e gazit  dhe më pas edhe ambientet e tjera.

Fabrika do të niste aktivitetin e saj sot dhe investimi i saj ka kushtuar afër 2 milion euro. Tymi i zi vijon të përhapet nëpër zonë, ndërkohë që zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit.

LEXO EDHE: Pamje TRONDITËSE/ Fabrika e tullave në Maminas shpërthen në flakë, tymi mbulon të gjithë zonën

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu