Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
0kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Dalin DETAJE nga vrasja e biznesmenit dhe plagosja e tre personave në Vlorë, EMRI i njërit prej autorëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dalin detaje nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në Vlorë, ku mbeti një viktimë dhe u plagosën 3 të tjerë.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim shtetasin Eduart Xhezo, i dyshuar si autori i ngjarjes.

Raportohet se Xhezo është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar më parë për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, raporton ReportTv.

Gjithashtu bëhet më dije se së bashku me Xhezon, autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë.

Kujtojmë se pesë persona kanë pasur një konflikt mes tyre në lokalin e 50-vjeçarit Arben Beqiraj në zonën e Plazhit të Vjetër dhe janë konfliktuar për shkaqe banale me njëri-tjetrin, mëson ekskluzivisht Neësbomb.al.

Në ato moment gjithçka ka degraduar dhe XHezo me shtetasin me iniciale Sh.L kanë plagosur pronarin e lokalit, të birin e tij Ergest Beqiraj, i cili ka marrë plumb në kokë por mrekullisht pa i rrezikuar jetën, nipin Brikelo Beqiraj dhe një person tjetër me emrin Nesim Hodaj. 

Arben Beqiraj ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital, ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut.

Më shumë

spot_img