Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të shtunë në kryeqendrën e veriut të gjithë kryebashkiakët socialistë dhe ministrat e kabinetit të tij. Gjatë takimit në Shkodër është diskutuar situata në pushtetin vendor në gjithë vendin.
Kryetarët e bashkive gjithashtu shprehen shqetësimet e tyre në lidhje me problematikat që kanë hasur, së bashku lanë detyrat që duhet të ndiqen me një afat kohor të përcaktuar sipas axhendës së dakordësuar me njëri-tjetrin.
Takimi do të mbahet për dy ditë, teksa javën e ardhshme do të rimblidhet në Durrës Asambleja Kombëtare e PS, më datë 16 mars.
Deri më 15 prill do të zhvillohet procesi për zgjedhje brenda PS, ndërsa pas kësaj date do të zgjidhen delegatët e Kongresit me "një anëtar një votë". Plani i veprimit i Partisë Socialiste për vitin 2024 do të finalizohet me mbledhjen e Kongresit të Partisë Socialiste në muajin qershor.