Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Dalim në ballkon se mund të na jetë vendosur përgjues”, Berisha: Basha ankohej te Yuri Kim se unë kontrolloja gjithçka në PD, nuk kam kërkuar kurrë djegien e mandateve

Shkruar nga Newsbomb
“Dalim në ballkon se mund të na jetë vendosur

Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ka patur informacione që Lulzim Basha i thoshte ambasadores amerikane Yuri Kim se çdo gjë në Partinë demokratike e kontrollon ish-kryeministri.

Sipas tij, Basha i kërkonte ambasadores që të bisedonte me të në ballkon, pasi dyshonte se brenda selisë mund të ishin vendosur përgjues. Berisha u shpreh se burimet e tij i kanë thënë që Basha ka qenë një nga personat që kanë bërë denoncimin për ta shpallur atë “non grata”.

“Mua më është thënë muaj më parë nga Uashngtoni se Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha, gjer në atë shkallë sa duhet të dalim të bisedojmë në ballkon se kemi frikë se ai mund të vendosë përgjues.

Përpos kësaj më kanë thënë edhe burime të mëvonshme se Basha ka bërë këtë denoncim. Vendimi u mor pa asnjë fakt dhe dokument. Administrata e SHBA-ve vetë e ka vlerësuar qeverinë time kundër korrupsionit. Keni fjalën e Hillary Clinton në 2012, ku ajo thoshte se kushdo që të shohë demokracinë në veprim të vijë dhe ta shohë në Shqipëri”, tha Berisha në RTV Ora.

Përsa i përket çështjes së djegies së mandateve nga opozita, ish-kryeministri tha se nuk e ka kërkuar kurrë diçka të tillë.

“A kam ndërhyrë unë në veprimet e Bashës? Kurrë! Në asnjë listë dhe në asnjë organizim të PD-së. Djegie e mandateve kur Gramoz Ruçi ka shkelur në mënyrë flagrante parlamentarizmin me Arta Markun, duke e shumëzuar me zero parlamentin. Unë e thash se nuk ka parlament më, por kurrë nuk e kam kërkuar në grup djegien e mandateve.

Basha e bëri me idenë e polarizimit të shoqërisë dhe kjo do të çonte në rrëzimin e Edi Ramës. Unë i thash se kjo do të çonte në katastrofë dhe se do të kishte shumë probleme me ndërkombëtarët. Unë jam njeri që kam marrëdhënie me ndërkombëtarët. Unë nuk pranoj që të shkel parimet universale. Unë kam qenë kundër koalicioneve me Edi Ramën. Mua më kanë ardhur njerëz të Bashës duke më pyetur për koalicionet me Ramën”, u shpreh Saliu Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll