Hapësire reklamuese

Politikë

Dakordësia mes PS dhe Rithemelimit, Açka: Shpresoj të mos ketë skenar të errët

Shkruar nga Newsbomb
Dakordësia mes PS dhe Rithemelimit, Açka: Shpresoj të mos

Pas dakordësimit të demokratëve dhe socialistëve këtë të martë në Konferencën e Kryetarëve sa i përket ngritjes së Komisioneve Hetimore dhe rikthimit normalisht jetës parlamentare, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha.

Deputetja demokrate, Flutura Açka, e cila gjithashtu ishte e pranishme në Konferencën e Kryetarëve, u shpreson që të mos ketë një skenar të errët pas negociatave.

Për “Report Tv”, Açka tha se palët, mazhoranca dhe opozita e Berishës kishin rënë dakort më herët, teksa i drejtoi dhe një pyetje se çfarë do të ndodhë me ligjet të cilat kanë kaluar prej muajsh pa kuorum.

“U tha që parlamenti nuk ka funksionuar. Pyetja që bëra: Po me ligjet që kaluan pa diskutim, ligjet që kaluam pa kuorum, çfarë do të bëhet?”, tha Açka.

“Më ç’pashë ishin marrë vesh më parë, pasi oferta bujari vinte nga vetë socialistët. U la që nesër të vendoset për cilët komisione, nga dy që do të jepen. Druaj se është parathënia e bllokimit të reformës në drejtësi, për të ruajtur status quonë dhe me shënjestër të largët (por shumë të afërt SPAK dhe reformën në drejtësi). E them ketë për shkak te fshehtësisë s’ë negociatave. Nëse shkohet drejt kësaj, do të jetë fatale për vete Opozitën që do të amnistojë Ramën të parin.

U tha që parlamenti nuk ka funksionuar. Pyetja që bëra: Po me ligjet që kaluan pa diskutim, ligjet që kaluam pa kuorum, çfarë do të bëhet? Nuk mora përgjigje. Me sarkazëm iu kërkova një komision hetimor për të shkallmuar SPAK.

Sigurisht që fjalët e mia mund të duken si poezi, por poezi janë edhe vajet. Në do te vajtojmë shpejt demokracinë nëse ka ndonjë skenar të errët, që dot nxituam ta veshim me “kujdesin” e ndërkombëtarëve”, tha Açka ndër të tjera.

Lexo edhe: PS dhe PD arrijnë dakordësinë: Komisione hetimore për TIMS dhe koncesionet

Lexo edhe: Nikolla ul bashkë socialistë e demokratë, nis mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

LEXO EDHE: PS lëshoi dy komisione hetimore, Bardhi: Kërkesat tona, për normalitetin e Kuvendit

LEXO EDHE: Çuçi e Bardhi marrëveshje për “strukturë speciale”, do japë ok për ligjet me shumicë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese