Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
3.1kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Dakordësi e plotë mes palëve, KAS pranon kërkesën e LSI-së: Do të rinumërohen 108 kuti votimi në qarkun e Durrësit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të pranojë kërkesën e LSI-së për rinumërimin e 108 kutive të votimit në qarkun e Durrësit.

Të gjitha përfaqësuesit e partive politike kanë rënë dakord për rinumërimin e këtyre kutive, ndaj edhe KAS e pati të lehtë të merrte një vendim të tillë.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, u shpreh se ëhstë dakort për hapjen e kutive pasi PS nuk do që mandati i 8-të i fituar në zgjedhje të mbetet në dyshim.

“Që mandati i tetë të mos ngelet i dyshuar, ne jemi dakort që kutitë të happen dhe votat të rinumërohen, sepse jemi të bindur që rezultati nuk do të ndryshojë”, tha Eridian Salianji.

“Nisur nga analogjia e këtij rasti me rastin e Beratit dhe dakordësia e palëve, KAS vendos të pranojë kërkesën e LSI-së për rinumërimin e 108 kutive të votimit”, tha Koli Bele, drejtuesi i seancës së sotme.

Më shumë




spot_img








spot_img