Hapësire reklamuese

Aktualitet

Daja u vra dhe fëmijët u plagosën, gazetarja: E di ministri që u lirua Valter Bami?!

Shkruar nga Newsbomb

Valter Bami, një ndër personat e skeduar nga Policia e Shtetit, është liruar gjashtë muaj pas atentatit në fshatin Larushkë të Krujës, ku mbeti i vdekur Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijë të mitur. Atë kohë, ai u arrestua si i dyshuar kryesor sepse në duar kishte gjurmë baruti.

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të nxjerrë nga qelia Valter Bamin, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest në burg" në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për shkak se afati 6 mujor i hetimeve ka përfunduar.

Gazetarja e njohur Nikoleta Kovaçi ka shkruar për këtë ngjarje, ku eksponentë të botës së krimit qëlluan me breshëri plumbash drejt shtëpisë së shtetasit Gentjan Bejtja, por vranë kunatin e tij dhe plagosën dy fëmijët e mitur të Bejtes.

"6 muj ma pare u gjujt mbi nje familje ne Larushk, u plagosen dy femije dhe u vra daja i tyne. Sod Gjykata ka lirue te arrestuemin e policise per mungese provash, e per pasoje ngjarja nuk ka autorë! Ç'a mendon i Taulanti i Elbasanit dhe i Edvin Rames per kete masaker?!", shkruan Kovaçi.

[caption id="attachment_777282" align="alignnone" width="864"]Ne foto: Gentian Bejtja dhe viktima Ramazan Sino Ne foto: Gentian Bejtja dhe viktima Ramazan Sino[/caption]

Valter Bami, 37 vjeç nga Nikla e Krujës, është ndaluar zyrtarisht nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Ndalimi i këtij shtetasi vjen pas atentatit të ndodhur në shtëpinë e Gentjan Bejtjas, ku mbeti i vdekur kunati i tij, Ramazan Sino.

Ngjarja ndodhi në orët e para të datës 3 korrik 2023 dhe rreth orës 04.00 të mëngjesit të kësaj dite, në polici është shoqëruar shtetasi Valter Bami. Atij i është marrë deklarim dhe faktorë plotësues në lidhje me ngjarjen dhe është lënë i lirë.

Ndërkohë, më datë 6 korrik, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit Valter Bami, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri. Që nga ajo periudhë, Bami ndodhej në qelitë e paraburgimit.

Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Rrreth orës 20.30 të mbrëmjes së sotme, Valter Bami është lokalizuar dhe ndaluar në Nikël.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese