Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

“Daily Mail” shkruan për burrin nga Kosova që shkoi në spital dhe zbuloi se kishte dy palë organe gjenitale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një rast i rrallë u zbuluar në Kosovë nga mjekët. Bëhet fjalë për një 67-vjeçar që ka organe femërore dhe mashkullore. Mjekët që operuan në “hernien” e babait të tre fëmijëve u befasuan kur zbuluan se enjtja nga e cila ankohej ai, në të vërtetë përmbante një organ gjenital mashkullor dhe organ gjenital femëror.

Për këtë rast ka raportuar edhe “Daily Mail”.

Sipas medias britanike, 67 vjeçari kërkoi trajtim në një spital në Kosovë për ënjte në ijë, nga e cila ankohej prej një dekade. Pas kontrollit nga kirurgët, ata zbuluan se i moshuari kishte mitër, qafën e mitrës, tubin fallopian dhe vezoren. Ai po ashtu kishte edhe testikun e brendshëm.

Tek ai mjekët diagnostikuan sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS) – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë. Ajo ndodh kur burrat kanë organe riprodhuese femërore pranë organit gjenital mashkullor. E raste si ky, sipas Daily Mail janë raportuar vetëm 200 në literaturën mjekësore.

Simptomat e gjendjes përfshijnë testikujt e pazbritur dhe herniet në ijë, por organet femërore zakonisht nuk zbulohen nëse nuk kryhet operacioni për të trajtuar masën. Ky rast është zbuluar në revistën Urology Case Reports nga mjekë që punojnë në Universitetin e Prishtinës në Kosovë.

Pacienti vuante nga një gungë për 10 vjet e që bëhej më e madhe kur ngrihej në këmbë ose kollitej, por rrafshohej kur shtrihej. Njerëzit me PMDS janë në rrezik më të lartë për të qenë infertilë, por mjekët vunë re se gjendja nuk ndikoi kurrë në aftësitë riprodhuese të pacientit pasi ai ka tre fëmijë, shkruan Express.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img