Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Dafina Zeqiri shkaku i ndarjes nga Sara? Ledri Vula 'thumbon' hapur këngëtaren

Shkruar nga Newsbomb

Ledri Vula prej kohësh është në qendër të vëmendjes së medias rozë për shkak të ndarjes nga partnerja e tij Sara Hoxha.

“Molla e sherrit” që dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre u përfol se ishte debati virtual me ish të dashurën e Ledrit, Dafina Zeqiri.

Nga ana tjetër këngëtarit nuk i “del e keqja” me Dafinën të cilën e ka “thumbuar” hapur përmes një postimi në InstaStory.

Në postimin e bërë Ledri Vula shfaqet me ish-të dashurin e artistes Dj Geek, me të cilin ajo u nda disa muaj më parë, ku përveç romancës dyshja i dhënë fund edhe marrëdhënies së tyre profesionale.

Ledri dhe Dj Geek

Ndonëse nga fansat veprimi i Ledrit u quajt si thumb për këngëtaren, akoma nuk dihet nëse ky veprim kishte një qëllim të tillë apo artistët po planifikojnë një projekt muzikorë së bashku

Kujtojmë që pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina ka rigjetur sërish dashurinë krah biznesmenit kosovar Kreshik Gjergji, ndërsa së shpejti çifti do të martohen së bashku me një ceremoni familjare.

Ndërkoh Dafina vetëm 3 ditë më parë ka publikuar projektin më të ri “Unë Të Du”. Balada në bashkëpunim me Afrim Muqiqin është kthyer në  këngën më të dëgjuar të këtyre ditëve duke marrë mbi 1.1 milionë Views.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese