Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dade sikletos Ramën: Bëre 3 buqeta po një karafil ne s’na dhe. Përgjigjia e kryeministrit shkrin gazit sallën

Shkruar nga Newsbomb

Sot në Konventën e Gruas kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke thënë se kishte dhuruar tre buqeta me lule: Një Anetës, mamasë së tij, një vjehrrës, pra mamasë së Lindës dhe tjetrën bashkëshortes së tij ose siç e quajti Rama, gjysmës së tij më të mirë.

Duke marrë shkas nga kjo në fund të fjalës së saj, socialistja Arta Dade e ironizoi kryeministrin përmes batutës duke i kujtuar se nuk i dhuroi asnjë karafil.

Dade: Ti i dhurove ato tre buqeta po të na e kishe dhënë dhe ne ndonjë karafil mirë do bëje

Rama: Karafil më ke mua

(Salla shkrihet gazit)

Rama: Arta nuk e ka zakon mos ta thotë atë që do po kur po fliste Pandi tha flet flet ky por po të cohem unë të them që orën e parë i vura 4 pastaj më mori javën tjetër 8. (Dade ka qenë mësuesja e Majkos)

Pastaj për Gramozin, se ne jemi socilaistë jo gjithmonë të ëmbël me njëri tjetrin la nam tha me atë anglishte copë copë, aq sa ai social demokrati, i huaj tha: Gjithçka tha në shqip e kuptova, ç’a tha anglisht kjo tjetra nuk e mora vesh  .

(Menjëherë, dikush nga salla solli një karafil për deputeten Dade)

Rama: Ja tu bënë dy karafila

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese