Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Daçiç sulmon komisionerin Varhelyi: Ti nuk e di nga ke ardhur

Shkruar nga Newsbomb

Një situatë jo e zakontë ka ndodhur në takimin e kryeministres serbe Ana Brnabiç dhe ministave e qeverisë me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç sulmoi me fjalë komisionerin Varlehyi, i cili më pas u largua nga takimi.

Ministri Daçiç iu drejtua komisionerit duke i thënë se ai nuk e dinte nga kishte ardhur, dhe për këtë duhet të heshte.

Sipas Daçiç ai duhet të heshte edhe për tarifat e vendosura nga qeveria kosovare për mallrat serbe.

Asnjë i pranishëm nuk ndërhyu në këtë diskutim.

Komisioneri Varhelyi mori fjalën dhe iu drejtua ministrit Daçiç:

"Unë jam i vetmi komisionar evropian që reagova ndaj tarifave. Dënova atë që po ndodh në Mal të Zi, Serbia është vendi i pare, që erdha pas prezantimit të metodologjisë së re dhe erdha këtu për t’ju ndihmuar”, tha komisioneri.

Më pas ai takoi kryeministren Brnabiç dhe u largua.

I pyetur për arsyen pse sulmoi komisionerin, Daçiç u përgjigj se "nuk ishte personale për Varhelyi, por për BE-në".

“Unë sulmova BE për të mos respektuar Marrëveshjen e Brukselit, për futjen e Kosovës në Kapitullin 35, kështu që tani gjithçka varet nga ata”, tha Daçiç.

Në fund Daçiç i qetësoi gjërat, duke thënë se Varhelyi është mik i Serbisë dhe i uron fat në punën e tij.

Pas kësaj ngjarje qeveria serbe nuk lëshoi asnjë deklaratë për të sqaruar ngjarjen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll