Anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA është bërë pjesë e debatit mes ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç.
Mediat kosovare raportojnë se Daçiç ka përmendur emrin e Fadil Vokrrit gjatë diskutimeve për rolin e UMNIK në Kosovë, duke thënë se ai që është sot “kryetar i FFK-së ka luajtur për tre sezone me Partizanin e Beogradit dhe ka shënuar gjatë ndeshjes kundër Flamurtarit të Vlorës”.
Sipas Daçiç, Fadil Vokrri vazhdon të jetë një mbështetës i Partizanit të Beogradit.