Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
21 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Daçiç për kreun e OKB-së: Nëse mbështesim Kroacinë do ishte njësoj sikur të votonim për Shqipërinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i pyetur për votën e Beogradit në zgjedhjet për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, që do të mbahen në 2016, ka theksuar se vendi i tij nuk mund të mbështes kandidaturat e Kroacisë, Malit të Zi apo Maqedonisë.

Sipas Daçiç, një votë pro këtyre vendeve do të ishte njësoj si të votohej pro Shqipërisë.

“Sigurisht, ne nuk mund të mbështesim kandidatët qëndrimet politike e të cilëve janë në kundërshtim me interesat tona kombëtare dhe shtetërore. Këtu nuk është pyetja për zgjedhjet personale, nëse kemi diçka kundër ndonjërit prej tyre, po flasim për politikë, për interesat politike. U tregua se votimet e disa vendeve në rajonin tonë sa i përket çështjeve që ishin të rëndësishme për Serbinë, votimet e tyre në nivelin ndërkombëtar ishin në kundërshtim me interesat tona, përkundër marrëdhënieve miqësore me ta. Të jem plotësisht i sinqertë, kandidatët nga Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia sigurisht nuk do të kenë mbështetjen tonë. Kjo do të ishte si të pyetni nëse do të mbështesim propozimin nga Shqipëria”, ka thënë ai.

Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi votuan pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO pak muaj më parë, çka shkatoi jo pak zemërim në Beograd.

Vesna Pusiç, Srgjan Kerim dhe Igor Luksic janë tre kandidatët e Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në garën për kreun e OKB-së.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img