Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Daçiç për fushatën në UNESCO: Nuk ka dallim mes Kosovës dhe ISIS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiçit duket se nuk i mbajnë më nervat në një kohë kur angazhimi i të dyja palëve për kërkesën e Kosovës në UNESCO ka arritur në një nivel të lartë pas Punimeve të Asamblesë së Përgjitshme të OKB-së.

Daçiç është shprehur se trashëgimia kulturore në Kosovë i përket vetëm serbëve dhe Serbisë dhe pranimi i Prishtinës në UNESCO do të ishte veprim i ngjashëm me anëtarësimin e ISIS-it në këtë organizatë.

“Trashëgimia kulturore në Kosovë, ku katër nga tempujt tonë të shenjtë janë deklaruar si trashëgimi kulturore botërore – Manastirin e Deçanit, Patriarkanën e Pejës e të Graçanicës dhe kishën e Shën Premtës në Prizren, UNESCO i ka shpallur si trashëgimi e mbrojtur kulturore për shkak se ishin në rrezik. Dhe nga kush ishin në rrezik? Propozimi i Kosovës në UNESCO do të ishte sikurse të kërkohej që Shteti Islamik – ISIS-i, të anëtarësohej në këtë organizatë. Cili është dallimi në mes Kosovës dhe ISIS-it”, ka thënë Daçiç.

Edhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka thënë se vendi i tij dhe serbët do të mbrojnë trashëgiminë në Kosovë, ashtu siç kanë bërë prej 11 shekujsh.

Më shumë

spot_img