Kapet në Itali një sasi e madhe lendë narkotike që vinte nga Shqipëria.
Policia ka sekuestruar një sasi prej 500 kg kanabis sativa, e cila po transportohej me gomone drejt shtetit fqinj.
Autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin e grupit të trafikantëve, të cilët po ngarkonin drogën nga gomonia në një furgon, në brigjet e zonës “Cala Corvino”, në Monopoli të Barit. Pikërisht në këtë vend, javën e kaluar u sekuestrua një tjetër ngarkesë droge. Trafikantët braktisën marijuanën sapo kanë vënë re prezencën e policisë dhe ja kanë mbathur. Autorët janë identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur emrat e tyre, ndërsa bëhet me dije se autoritetet italiane janë vënë në gjurmët e tyre.