Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Curri: Rama është artist, është si majmuni që të imiton deri në perversitet. Komunikimi i tij po funksionon tek populli

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9eba7e97c27264b74787e2948a3f7de2

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit duan dhe pak kohë që të afrojnë, ndërkohë “lufta” në publik se kush merr më shumë elektorat ka filluar prej muajsh.

Por kush po e fiton këtë “luftë” komunikimi dhe mesazhesh në media sociale?

Eksperti i komunikimit Arian Curri tha se Rama është unik në llojin e tij dhe përdor shumë stil, ka komunikim të thjeshtë dhe të veçantë, më pranë shqiptarëve.

Me të njejtin mendim ka qenë dhe profesoreshë Godole, e cila shtoi se Rama nuk mund të ecë shumë me këtë komunikim, pasi kohët e fundit nuk po vihet re as vizion dhe as një slogan i tij, dhe populli mund të mërzitet vetëm me batutat.

Curri: Komunikimi i Ramës ka qenë i suksesshëm. Pasi komunikimi hyn në botën e iluzionit. Rama është artist, është unik i të çuarit njerëzit në iluzion dhe përjetime. Por ka rrezik se njerëzit mund të velen deri në vjellje nëse qendron vetëm te përjetimi dhe emocioni.

Godole: Vitet e fundit Rama është në ato regjistra që ka përdorur gjithmonë për të goditur me gjuhë argëtuese, me batuta është dhe agresive, por e shoh si një strategji jo të re. Në dallim nga Rama në 2013 kishte atëherë një slogan një vizion, ndërsa tani jo. Tani është përqendruar më shumë te forma e gjuhës dhe jo përmbajtja. Unë them që kjo ka funksionuar dhe ka qenë më e besueshme, dhe lidhet me vetë natyrën e tij autentike. Por koha e tij në politikë e ka bërë që të konsumohet, dhe nuk funksionon më vetëm me batuta, nuk ka vizion.

Curri: Ka një elemt të ri, mimesi. Liderat botërorë imitohen, ndërkohë Rama të imiton, deri në përversitet. Kjo vjen nga aftësitë që ka patur paraardhësi ynë, pasardhësi i majmunëve dhe instiktet e tij të para janë imitatuese. Por ky është art, disa e kanë disa s’e kanë.

Godole: Kjo është një shfaqje e re, dhe nuk është e rastësishme. Ajo shkakton të qeshura te publiku, por nuk e di se sa afatgjatë mund të jetë si taktikë për vota.

Spahiu: Rama është origjinal në llojin e tij, ndërsa Basha është falso, mundohet të shfaqi veten duke bërë vezë. Më mirë t’i thotë gruas ma bëj një vezë se sa mundohesh të bësh reagime false. Është artificial, si kallçuk.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img