Hapësire reklamuese

Politikë

Curri: Grupi i Bashës po bën negociata me Ambasadën e SHBA, presin një zgjidhje nga lart se…

Shkruar nga Newsbomb
Curri: Grupi i Bashës po bën negociata me Ambasadën e SHBA,

Analisti Arian Curri, duke komentuar situatën në Partinë Demokratike, thotë se nuk ka vend për diskutime, pasi apelimi i vendimit nga Enkelejd Alibeaj tregon që çështjen e partisë ia kanë lënë në dorë plotësisht Gjykatës.

Ndër të tjera, Curri aludoi se grupimi i Lulzim Bashës në PD po bën negociata të fshehta me Ambasadën Amerikane në Tiranë. Duke shpresuar në një zgjidhje prej tyre.

“Mezi presin që Basha dhe Berisha të marrin njëri-tjetrin me vete dhe t’ju vijë radha. Disa e kanë shfaqur dukshëm mërzitjen. Shikoj gjestikulacionin e trupit, nuk po i them emrat se është çështje psikologjie.

Kur flet Berisha në Parlament bëjnë gjeste të pakontrolluara. Më gjeste kuptohen gjërat që nuk thuhen. Janë në dëshpërim disa prej tyre.

Fakti që Alibeaj ka apeluar vendimin, do të thotë që çështjen do ja lënë totalisht gjykatës absolutisht që nuk do diskutojnë”, tha Curri.

Ndër të tjera Curri tha se përveç gjykatës, grupi parlamentar i PD, po bën negociata të fshehta me Ambasadën Amerikane.

“Kontakte nën banak me Ambasadën Amerikane. Presin një zgjidhje nga lart se s’kanë fuqi për vendime”, deklaroi Curri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu