Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Çudira në Kuvend, Korreshi shtrihet te skaneri: Do futem aty të më kontrolloni

Shkruar nga Newsbomb
Çudira në Kuvend, Korreshi shtrihet te skaneri: Do futem aty të

Situata nga më të çuditshme janë shënuar ditën e sotme jashtë Kuvendit, ku deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën. Pamë Flamur Nokën që sulmonte një gardist, Dash Sulën, i cili i hipi në qafë një tjetër gardisti në tentativë për të hyrë në parlament.

Mirëpo çudirat nuk janë parë vetëm jashtë Kuvendit, por edhe brenda ambienteve. Deputëtët i janë nënshtruar një kontrolli, kjo pasi gjatë seancave të fundit janë futur flakadanë në Kuvend.

Në hyrje të Kuvendit ishte një skaner, ku deputetët e PD, duhet të kalonin xhupat apo çantat. Korreshi nuk ka pranuar, duke u shtrirë në skaner për të kaluar bashkë me xhupin.

Pjesë nga debati

Korreshi: Nuk e heq kam ftohtë. Po do të fute unë në skaner bëj radiografi. O dashi mbaje pak të hy në skaner që të më kontolloni.

Dash Sula: Hiq dorën ore. Të dhimbset deputeti ty. Mos e prek.

Korreshi: Dua të kaloj këtu, nuk e heq xhupin. Të futem unë këtu meqë paske dyshime.

Dash Sula: Menere thuaj, jo deputet. Jemi menere.

Korreshi: Unë po të them hajde të futem unë këtu nëse kam gjë të paligjshme. Nuk e heq unë xhupin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese