Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
34 %
2.1kmh
90 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
11 °
Mar
13 °
E premte, 16 Prill, 2021
spot_img

ÇUDITË e prokurorit “të çmendur” në shkresa zyrtare: Po merr në qafë klientin; Shkresa tjetër: Akuzoi për arrestime politike, i pandehuri ka alucinacione të sëmundjes psikike (Shkresat që të lënë pa mend)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkëlqim Kokona është prokuror në Pogradec. Në televizione del edhe si një prokuror që shkruan poezi. Ndaj shkresat e tij zyrtare të duken si përjetime të tijat emocionale të momentit, dhe absolutisht shkresa zyrtare që duhet të dalin nga institucionet e shtetit.

Në datën 23 mars 2021, prokurori Kokona nxjerr një urdhër për avokaten në të cilën çuditërisht shkruan:

“Ju kujtoj zonjë se unë nuk jam pedagog dhe doktrinar I kësaj fushe dhe nuk e kam kompetencën tju përgjigjem. Por ligji më jep të drejtën që duke e konsideruar memon tuaj tërësisht jashtë objektit të hetimit dhe gjykimit të klientit tuaj, për të mos marrë në qafë këtë person, e deklaroj aktin tjetër absolutisht të pavlefshëm” shkruan prokurori në një shkresë zyrtare.

Nuk ndalet me kaq, por e kujton avokaten që duhet të marrë këshilla prej të atit.

“Se çfarë është interpretimi gjyqësor, mund të kërkoni ndihëm e babait tuaj dhe të kolegëve të tjerë avokatë të nderuar dhe me përvojë që tua mësojnë përpilimin e akteve…Duke ju kërkuar ndjesë për gjuhën aspak tolerante ndaj vajzës sime, nuk mund të vazhdojë tju përgjigjem, pasi jam shumë I zënë me punë dhe cështja që ju përfaqësoni nuk përbën asgjë të vecantë dhe përvec fajësisë që nuk diskutohet ndërmjet nesh, të tjerat I ke të marra nga unë si prokuror dhe dënimin me provë ose kusht”.

Kjo është një dokument. Sepse pas këtij, një tjetër shkresë e prokurorit Shkelqim Kokona habit për mënyrën e formulimit. Ka të bëjë me një emër të njohur të politikës, ish kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri që akuzohet për tubime të paligjshme.

“Jam I detyruar të caktojmë një ekspertim psikiatrik ligjor për të pandehurin Eduard Kapri. Nga studimi I dosjes së akteve hetimore rezulton se ai në një deklaratë për median në 29.06.2019 ka shfaqur mendime që nuk kanë bazë logjike dhe reale duke akuzuar policinë e shtetit dhe konkretisht komisariatin e policisë në Pogradec për arrestime politike…duke e lidhur situatën me kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri, gjë e tejkaluar nga realiteti shqiptar, pasi diktatura ka 30 vjet që është rrëzuar…”

Dhe më pas prokurori ngre pyetjen që duhet ta thotë eksperti psikiatër:

“A janë pretendimet e ngritura për arrestime politike dhe situatat si të diktaturës komuniste në Shqipëri si formë e alucinacioneve të sëmundjes psikike apo janë manovra për ti shpëtuar përgjegjësisë penale dhe simulim I autorit?” pyet prokurori.

Në fakt shkresat kanë plot elementë të “cuditshëm” të mënyrës sesi shkruan e flet një prokuror. Këto dy shkresa kanë ngjallur debat të madh mes juristësh, se si po ecën procesi I vetingut në Shqipëri.

Shkresat e siguruara nga Newsbomb.al:

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img