Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story”, është publikuar CV e kandidates për deputete të LSI-së në qarkun e Gjirokastër.
Është publikuar CV e Myrvete Asqeri, 39-vjeç, e cila është e dyta në listën e Gjikrokastrës.
Ajo që bie në sy në CV e kandidates për deputetet është fakti se 39-vjeçarja, ka mbaruar univeristetin dhe më pas shkollën e mesne.
Sipas CV të plotësuar nga vetë ajo rezulton se një herë ka mbaruar shkollën e lartë e më pas ka mbaruar gjimnazin. Nga viti 2000 deri në 2004, në cv tregon se ka marrë diplomën në kontabilitet financë në Universitetin e Gjirokastrës. Ndërkohë nga viti 2009 deri në 2012 në cv shkruhet se ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithëshme “Asim Zeneli” po në Gjirokastër.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një falsifikimi apo lapsusi për mënyrën si është arsimuar.