Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Çudi e madhe në Tiranë, 31-vjeçari rrihet me persona të tjerë, më pas inatin ia nxjerr policisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 31-vjeçar problematik është vënë në prangat e policissë së Tiranës. Ai kishte pasur një konflikt me disa persona të tjerë, ndaj policia mbërriti në vendngjarje.

Në tentativë për të arrestuar shtetasin A.B., ky i fundit ka kundërshtuar me dhunë për të shmkangur shoqërimin, por është arrestuar dhe është dërguar në komisariat.

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë për vepra të ndryshme penale, një sepse drejtonte mjetin pa patentë dhe një tjetër pasi ka përplasur një shtetas me motorr, duke e bërë për spital si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. Ç., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

F. P., 26 vjeç, pasi ka përplasur motomjetin me drejtues Z. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img