Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Çuçi zbulon ministren e rilindur në PS, Klosi përplaset me LSI-në

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Kongresin e PS-së, sot në çeljen zyrtare të fushatës, kryesuesit e qarqeve kanë prezantuar edhe njëherë, një nga një të gjithë emrat e kandidatëve në lista.

Vëmendje veçanërisht fitoi ish-ministri Çuçi i cili ftoi ministren Kumbaro duke thënë se edhe ajo po përjeton një lloj rilindje.

Nga vëmendja nuk shpëtoi as ministri Klosi i cili e cilësoi qarkun e Beratit si qarkun më socialist në Shqipëri në një kohë që LSI dhe deputetja Silva Caka deklafroi Beratin si kryeqendrën e LSI dhe qarkun ku partia e saj është përqëndruar veçanërisht.

NGA KONGRESI:

Kodheli: Kërkoj një 18 prej jush, 18 qershor, zgjedhje të lira e të ndershme për të gjithë shqiptarët. Jam e nderuar që kryesoj listën e Kukësit

Çuçi: Jam vecanërisht i nderuar që kryesoj Gjirokastrën. Ftoj këtu një grua që është bashkuar rilindjes në 2013-ën, duket sikur ajo vetë po provon një lloj rilindje Mirela Kumbaro.

Beqaj: Kam privilegjin që përfaqësoj qarkun e Dibrës.

Klosi: Mirënjohje që më besoni të kem nderin të drejtoj PS-në në qarkun më socilist të Shqipërisë, Beratin. Të rishkruajmë lavdinë e PS në Berat.

Nikolla: Hajde Pjerin të prezantojmë djemtë dhe vajzat e këtij qarku të bekuar!

Gjiknuri: Ka një arsye që vlonjatët thërrasin Vlora. Ata po shikojnë Vlorën që duan. Ftoj Edi Ramën!

Bushati: Jam i nderuar që drejtoj qarkun e Shkodrës, listën fituese për të pasur mundësi për të shërbyer në vendin e të parëve të mi, krenaria e Shqipërisë.

Balla: Elbasaniiii, do kërkoj leje ta them. Një qytetar nga Durrësi më tha kur po hyja: Ti Taulant do ngelesh pa punë në shtator se s’do kesh Saliun në Parlament. I thashë mos ki merak se nënat e motrave do u bien veshët rehat nga gjithë ato sharje e fyerje pafund. 

Dako: Përshëndetje të gjithëve. 4 vjet më parë i premtuam durrsakëve që Shqipëria do rilinë e s’ka qytetar që s’e shikon që Shqipëria është transformuar. Por kemi shumë akoma për të bërë, do bëjmë më tepër në mandatin e ardhshëm. Kërkojmë të kemi shtet! Do kishim dëshirë të kishim përballë rivalët por ata zgjodhën rrugën e rrugës dhe ne do shkojmë të vetëm por jo të vetëm se përballë do kemi qytetarët tanë! Kemi ç’u themi qytetarëve tanë dhe ata do të na besojnë se kanë parë punën tonë! 

Peleshi: Lista e qarkut të Kocës ka këmbënguljen dhe optimizmin për t’i çuar punët deri në fund.

Ruçi- qarku Fier. Ekipi i qarkut më bujqësor në Shqipëri. Më lejoni të them vetëm pak fjalë për 8 te tjerët që kandidojnë për deputetë. Unë dhe profesori kemi nostalgji të madhe si më të vjetrin por edhe për kuadrot e PS-së 91-96. Njëri prej tyre është Ismet Beqiri. I cili pasi mbaroi këto funksione këmbët e sollën në Tiranë. Që në atë kohë dhe deri sot është pedagog në fakultetin e shkencave të natyrës. E mbaja gjatë për të thënë mendjen dhe këmbët, por zemrën e mbante në Mallakastër. Ja pse Ismeti  kthehet në Mallakastër, për këtë lidhje shpirtërore që ka Ismeti për Mallakastrën dhe Mallakastra për Ismetin.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img