Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Çuçi: SHÇBA-në do e transformojmë në një strukturë të mbikëqyrjes policore! Struktura e krimit ekonomik do të rishikohet nën asistencën gjermane

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm  Bledi Çuçi nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme shpalosi objektivat kryesore të dikasterit që ai drejton për 4 vitet në vijim.

Çuçi u bëri thirrje të gjithëve që mos dhunojnë asnjë centimetër toke ashtu si kanë bërë gjatë 30 viteve të fundit.   Teksa, ka shtuar se për kontrollin e territorit do të përdoren drone dhe në çdo kryqësim do të vendosen kamera.

Më tej ministri bëri me tije se SHÇBA do e tranformojnë në një strukturë mbikëqyrjes policore dhe  struktura e krimit ekonomik do të rishikohet nën asistencën gjermane

“Asnjë centimetër katror në Republikën e Shqipërisë të mos dhunohet më siç është bërë në këto 30 vite. Do të përdorim dronët për kontrollin e territorit. Në këtë mandat synohet vendosja e kamera në çdo kryqëzim të Shqipërisë.

Do të rishohim strukturën e krimit ekonomik në policinë e shtetit nën asistencën e policisë federale gjermane.  Shumë shpejt do e sjellim këtë nismë në parlament.

Do ta transformojmë SHÇBA-në në një strukturë të mbikëqyrjes policore. Ligji i ri për këtë transformim po përgatitet me asistencën e drejtpërdrejtë të partnerëve tanë amerikanë”, tha Çuçi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img