Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Çuçi pret në zyrë homologun nga Kosova, ja çfarë diskutuan ata gjatë takimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ditën e sotme ka pritur në zyrë homologun e tij kosovar, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi Çuçi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutun çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, si funksionimi i marrëveshjeve kufitare mes dy vendeve, mundësia e rikategorizimit të pikës kufitare të Shishtavecit, si dhe risitë që sjell për shtetasit e Kosovës projektligji i ri për të huajt.

Gjithashtu u fol dhe për lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së lirë të njerëzve, sidomos atyre që banojnë në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë.

“Pata kënaqësinë të prisja sot në një takim zyrtar ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, me të cilin diskutova disa çështje të interesit të përbashkët, si funksionimi i marrëveshjeve kufitare mes dy vendeve, mundësia e rikategorizimit të pikës kufitare të Shishtavecit, si dhe risitë që sjell për shtetasit e Kosovës projektligji i ri për të huajt. Po kështu folëm edhe për forcimin e kontrollit të kufijve dhe lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së lirë të qytetarëve në të dy shtetet, e posaçërisht të atyre që banojnë në zonat e brezit kufitar. Me rëndësi është gjithashtu thellimi i bashkëpunimit policor në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafiqeve në të dyja anët e kufirit, si dhe koordinimi për çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit evropian të dy vendeve tona”, shkruan Çuçi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img