Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çuçi me vlerësime për Ardi Veliun: Në 4 vite e çoi Policinë në nivel më të mirë, Gledis Nano do ketë një sfidë të madhe para…(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Çuçi me vlerësime për Ardi Veliun: Në 4 vite e

Ministri i Brendshëm ka mbajtur fjalën gjatë ceremonisë për dorëzimin e detyrës të drejtori i ri, Gledis Nano.

Gjatë fjalës së tij Çuçi përgëzoi Veliun për punën e  bërë në këto 4 vite, duke thënë se ai ka bërë një ndryshim të madh në Policinë e Shtetit.

Ai u shpreh se tani ishte koha që Veliu të kalonte stafetën. Ai ndër të të tjera i ka uruar Gledis Nanos suksese në punën e re duke thënë se do të jetë një punë me vështirësi.

“Siç e tha drejtori Ardi që puna nuk fillon dhe mbaron me një drejtor, por unë me bindje të plotë them se drejtor Ardi Veliu gjatë 4 viteve e ka çuar pa diskutim Policinë e Shtetit në nivelet më të mira që ajo ka pasur. Besoj se ndajmë të njëjtin mendim. Përpara fakteve komfort të gjithë duhet të pranojmë që policia e Shtetit është një organizatë me dinjitet dhe përgjithësisht e barabartë me partnerët tanë perëndimorë. Policia ka sot besueshmërinë më të lartë që ka pasur në 30 vite.

Në 2013 nga një sondazh bërë nga një metodologjii e gjetëm me 35% nivelin e besueshmërinë dhe sot që Ardi lë stafetën sot besueshmërinë e kemi me 65%.

Mos flasim për statistikën që kemi bërë për krimet apo luftën kundër kanabisit dhe kështu me radhë në cdo sektor dhe statistika. Policia është superiore e vetes së vet dhe padyshim një nga kontribusit është edhe drejtor Ardi Veliu. E përgëzoj për bashkëpunimin, për përkushtimin që nuk i ka munguar asnjë sekond gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Sot i kalojmë stafetën dhe fillojmë një rrugëtim të ri me një oficer të ri dhe dua të them që zoti Gledis Nano do e ketë shumë të vështirë sfidën. Do ketë edhe për shkak të niveleve që ka arritur performanca në Policinë.  Do ja lemë kohës dhe punës që Gledisi do demonstrojë gjatë detyrës. I uroj punë të mbarë drejtorit të ri. Asnjë drejtor policie dhe asnjë ministër nuk mund të ketë sukses pa angazhimin e  të gjithë juve” tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu